Aktualitet

Qeveria ‘zbut’ dënimet për shkelësit e karantinës, personat që përhapin virusin rrezikojnë 5 vite burg

15 Prill 2020, 05:57 Nga DOSJA
Qeveria ‘zbut’ dënimet për shkelësit e

Shqipëri- Shqiptarët janë ende të izoluar në banesat e tyre, pasi në vend është përhapur COVID-19. Tashmë, shqiptarët mund të dalin të bëjnë pazar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites, për 90 minuta në ditë. Farmacitë, dyqanet ushqimore dhe bankat janë të hapura deri në 17:30 të pasdites. Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar duhet të ketë marrë një autorizim. Sa i përket personave, që në këtë kohë pandemie duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar se  zgjatja e fashës së orareve nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve. Sipas Policisë, lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit. Ndërsa, kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites.

Ndërkohë, Policia vijon punën në terren. Gjatë 24 orëve të fundit, 130 shoferëve u është hequr patenta, ndërkohë janë gjobitur 634 persona dhe janë arrestuar 3 të tjerë.

Po kështu, qeveria ka lehtësuar ndëshkimet për shkelësit e ligjit dhe pritet që ndryshimet në Kodin Penal dhe Rrugor të miratohen në seancën plenare të 16 prillit.

Ndryshimet: 

Gjobë ose burgim deri në 1 vit, për moszbatimin e urdhrave të autoriteteve. Dënim 2 deri në 3 vite për ata të thyejnë karantinën. Përhapja e sëmundjeve infektive do të dënohet nga 2 deri në 5 vite heqje lirie. Por, nëse infektimi ka pasoja të rënda tek të tjerët do ketë dënim nga 3 deri në 10 vite. Maxhoranca nuk është tërhequr nga maksimumi i dënimit, pasi kush shkakton vdekjen e tjetër duke përhapur virusin, do dënohet nga 5 deri në 15 vite burgim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll