Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri, pesë persona rezultojnë pozitivë në Kukës

15 Prill 2020, 06:52 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri, pesë persona

KUKËS– Numri i të infektuarve në Kukës ka shkuar në gjashtë. Mësohet se pesë persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë më Covid-19, pasi janë testuar 58 të tillë. 

Pesë të infektuarit e sotëm janë një infermiere dhe katër familjarë të infermierit të Urgjencës, që një ditë më parë u identifikua si rasti i parë në Kukës me koronavirus. 

Infermieri dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.

Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 475 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 248 qytetarë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19,  dy prej tyre personel mjekësor. Harta e të prekurve u zgjerua me 6 raste në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kukes plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi kukes plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2020, 06:21

Në luftë me një virus

Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një ...