Aktualitet

COVID-19/ 494 të infektuar dhe 25 viktima, humb jetën 90-vjeçari nga Fieri, infektohen 5 anëtarë të një familjeje në Pet

15 Prill 2020, 05:42 Nga DOSJA

Shqipëri- 494 të infektuar, 25 viktima dhe 251 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 252 personave të dyshuar. Ndërkohë, harta e të prekurve u zgjerua me 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës. Zv/ministrja, Mira Rakacolli bëri me dije se numri i viktimave ka shkuar në 25, pasi mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i cili ndodhej prej 11 ditësh i intubuar. Viktima vuante edhe nga sëmundje të tjera, si diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Sipas ministrisë aktualisht në shërbimin infektiv janë 39 të shtruar, 5 pacientë janë në terapi intensive. Po kështu, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 4 të intubuar.

 

 

Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Tiranë është zbuluar një vatër e re infeksioni, pasi 5 anëtarë të një familje në Petrelë rezultojnë të infektuar. Po kështu, në Korçë, rasti më i ri me COVID-19 është një 60-vjeçare, që është shtruar në spitalin Infektiv. Në Elbasan është infektuar burri i punonjëses së bankës, që u prek nga viusi pak ditë më parë. Sakaq, betejën me COVID-19 e ka fituar edhe deputeti Adriatik Alimadhi dhe mjeku Roland Xhaxho.

Ditën e djeshme, në një intervistë në Ora News, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se strategjia shqiptare në luftë me Covid-19 është në përputhje me këshillat e OBSH-së. Ajo u shpreh se u bëhen teste vetëm personave që kanë simptoma të virusit, dhe jo personave që mund të jenë mbartës, por që janë asimptomatikë. Ndërsa, mjeku Pëllumb Pipero është shprehur së fundmi se Shqipëria e ka kaluar pikun e koronavirusit. Pipero deklaroi se tani ka fillluar ulja e kurbës, mëgjithatë nuk duhet ulur vigjilineca për të shmangur një valë të dytë infektimi.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll