Aktualitet

Koronavirusi/ Flet mjeku Pëllumb Pipero: Pikun e epidemisë e kaluam, tani masat të lirohen gradualisht!

14 Prill 2020, 20:46 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Flet mjeku Pëllumb Pipero: Pikun e epidemisë e kaluam,

TIRANË-Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin Repolitix është shprehur se Shqipëria e ka kaluar pikun e koronavirusit.

Në fjalën e tij, Pipero tha se tani ka fillluar ulja e kurbës, mëgjithatë nuk duhet ulur vigjilineca për të shmangur një valë të dytë infektimi.

“Një javë e re me më pak numra, dëshmon një trend të rënies së epidemisë në vendin tonë, shpresojmë që të vijojë kështu edhe pse është e pamundur për të bërë parashikime. Tani është java e tretë, kemi një rënie të numrave cka besoj fort se shkon në logjikën apo ecurinë e kësaj epidemie edhe në vendet e tjera dhe do të thotë se e kemi kaluar pikun dhe sheshpushimin dhe besoj se kemi filluar uljen. Ulja do të jetë graduale, gjysma e dytë e kësaj epidemie do të jetë më e gjatë në kohë, duhet të mos ulet vigjilenca,“-tha mjeku.

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Deri më tani janë infektuar 475 persona dhe janë shënuar 24 viktima. Ndërkohë janë shëruar 248 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll