Sport

48 mln euro për një rikthim në Serie A, Napoli shënjestron një super lojtar

13 Prill 2020, 21:29 Nga DOSJA
48 mln euro për një rikthim në Serie A, Napoli shënjestron

Felipe Anderson po mendon të largohet nga West Ham dhe të kthehet në Serinë A. Klubi i Premier League është gati të vlerësojë oferta për sulmuesin.

Sipas Mirror, braziliani ka përfunduar në shënjestrën e Napolit, që po përgatitet të bëjë shumë ndryshime në repartin e sulmit, ku i vetmi që e ka vendin të sigurt është kapiteni Insigne. Ka shumë dyshime mbi Mertens, Callejon dhe Milik dhe kjo është arsyeja pse Anderson do të ishte ideal për skuadrën e trajnerit Gattuso.

Ish-ylli i Lazio-s e njeh shumë mirë kampionatin italian dhe në sesionet e ardhshme të merkatos shitja e tij është e mundshme. Shifra e fiksuar nga West Ham është 48 milionë euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anderson lazio serie a anderson lazio serie a

Sondazh

Poll