Ekonomi

OBSH këshilla qytetarëve: Mos merrni antibiotikë për të trajtuar COVID-19, nuk u ndihmojnë

10 Prill 2020, 18:54 Nga DOSJA
OBSH këshilla qytetarëve: Mos merrni antibiotikë për të

TIRANË- Qendra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, në përballimin e koronavirusit. Në një njoftim në mediat sociale, OBSH u bënë thirrje qytetarëve se është e rëndësishme që të mos merren antibiotikë për të trajtuar, pasi rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike në trup.

Virusi #COVID19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin. Është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar #COVID19. Ata nuk funksionojnë në këtë rast dhe e rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike #AMR.

#AMR paraqet një kërcënim për shëndetin global. Bakteret që bëhen rezistente ndaj antibiotikëve mund të çojnë në infeksione bakteriale të patrajtueshme që prekin cilindo, kudo e të çdolloj moshe. Mos harroni – këshillohuni gjithmonë me një profesionist të kualifikuar të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni antibiotikë. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, siç është edhe virusi #COVID19”, shkruan OBSH.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 obsh ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 obsh ne shqiperi

Sondazh

Poll