Sport

Skenari nuk ndryshon, Simeone fut hundët në merkaton e Barcelonës

13 Prill 2020, 20:30 Nga DOSJA
Skenari nuk ndryshon, Simeone fut hundët në merkaton e Barcelonës

Federico Bernardeschi duket se nuk është vetëm synim i Barcelonës. Lojtari i Juventusit kërkohet edhe nga Atletico Madrid.

Trajneri Diego Simeone ka nisur të studiojë lojtarin e kampionëve të Italisë. Argjentinasi është shtyrë dhe nga interesimi i Barçës për lojtarin dhe Juventusi është i gatshëm për të biseduar.

“Zonja e Vjetër” do të shesë italianin, sepse tekniku Sarri nuk është i kënaqur me rendimentin e tij. Bernardeschi e di që nuk ka të ardhme në Torino, prandaj synon që të gjejë një ekip të ri. Kalimi në La Liga po e josh shumë, por ende janë vetëm spekulime.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona merkato simeone barcelona merkato simeone

Sondazh

Poll