Sport

“Raul tallej me portierët, ai ua kalonte të gjithëve topin mes këmbëve”

13 Prill 2020, 20:27 Nga DOSJA
“Raul tallej me portierët, ai ua kalonte të gjithëve topin

Raul Gonzalez Blanco nuk ka shkëlqyer vetëm te Real Madrid, por edhe në Gjermani te Schalke. Spanjolli ka qëndruar atje për dy sezone, duke shënuar 40 gola në 98 ndeshje. Një mesatare aspak e keqe për një lojtar që ishte në fundin e karriierës.

Në atë skuadër luante edhe Jefferson Farfan, aktualisht te Lokomotiva e Moskës. Sulmuesi peruan ka folur për ish-shokun e skuadrës gjatë një lodhje direkte në Instagram me bashkëkombësin e tij Guerrero.

I pyetur në lidhje me legjendën e Real Madrid, Farfan ka thënë: “Të betohem, ai tallej me portierët. Bënte gola me të djathtën, të majtën dhe me sombrero. Për me tepër, ua kalonte të gjithëve topin mes këmbëve”, ka thënë Farfan.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport farfan legjenda raul farfan legjenda raul

Sondazh

Poll