Sport

Aromë Championsi/ Akuzuan arbitrin se po favorizonte Juventusin, futbollistët e Real Madrid braktisin fushën

13 Prill 2020, 19:39 Nga DOSJA
Aromë Championsi/ Akuzuan arbitrin se po favorizonte Juventusin,

Në Nikaragua po luhet futboll pavarësisht pandemisë Covid-19 që ka mbërthyer botën. Në një ndeshje për kampionat ishte përballja mes dy skuadrave Real Madrid dhe Juventus i Managuas që ka përfunduar në polemika për shkak të gjykimit.

Gjithçka ndodhi në minutën e 71-të, kur në një aksion të Juventusit, arbitri anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje dhe lojtarët e Real ndalën lojën, por çudia ndodhi me kryesorin, që bëri shenjë vijimin e aksionit dhe futbollistët kryeqytetas arritën të shënojnë të pa shqetësuar.

Futbollistë e staf teknik të Real Madrid protestuan ashpër dhe kërkuan anulimin e golit, por përballë kundërshtimit të arbitrit, braktisën fushën dhe akuzuan këtë të fundit se ka mbajtur takimin në favor të Juventusit.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventusit real madrid juventusit real madrid

Sondazh

Poll