Sport

“Pas 20 minutash nuk merrja dot frymë”, De Ligt flet për fillimin e tij te Juventusi

13 Prill 2020, 19:18 Nga DOSJA
“Pas 20 minutash nuk merrja dot frymë”, De Ligt flet për

Matthijs de Ligt ishte blerja më e bujshme e Juventusit në verë. Deri tani ai nuk ka bindur, por holandezi është mjaft i ri. Në një intervistë të fundit, ai ka shpjeguar se Cristiano Ronaldo nuk ishte arsyeja pse zgjodhi bardhezinjtë

“Jo, nuk ka qenë Cristiano arsyeja. Kam patur shumë kohë për të zgjedhur mes skuadrave që më donin, por kjo ka qenë zgjedhja më e mirë për mua”, ka deklaruar mbrojtësi.

De Ligt, gjithsesi, nuk e ka fshehur emocionin që ka provuar në momentin që ka hyrë në dhomat e zhveshjes. “Aty jam ndjerë si një fëmijë në një dyqan karamelesh. Ishte Buffon, Ronaldo… Kam shkuar më vonë se të tjerët dhe kam luajtur kundër Tottenham-it në Azi pa bërë asnjë stërvitje. Pas 20 minutash nuk arrija të merrja frymë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de ligt juventus ronaldo de ligt juventus ronaldo

Sondazh

Poll