Sport

Douglas Costa nuk e duron dot karantinën: Nuk di si të shtyj kohën, dua futboll!

13 Prill 2020, 18:26 Nga DOSJA
Douglas Costa nuk e duron dot karantinën: Nuk di si të shtyj

Douglas Costa nuk di se si ta shtyjë kohën në karantinë. Ai ndihet si i ngujuar dhe, në fakt, është. Braziliani po pret me padurim që Serie A të rinisë dhe të japë maksimumin me Juventusin e tij.

29-vjeçari ofensiv ka bërë një bisedë në Instagram me muzikantin Tohi. Aktualisht ai është pranë familjes së tij në Brazil, ku ka rreth tri javë në karantinë totale.

“Po qëndroj në shtëpi me familjen, po kaloj shumë kohë me ta. Shpresoj që Serie A të nisë sa më shpejt. Stërvitem çdo ditë, por nuk po di më se si ta shtyj kohën në shtëpi”, është shprehur ish-ylli i Bayernit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport costa juventus karantina costa juventus karantina

Sondazh

Poll