Aktualitet

Vdekja e 62-vjeçares, Ministria: Nuk ndërroi jetë nga COVID-19, vuante nga pankreasi

14 Prill 2020, 13:09 Nga DOSJA
Vdekja e 62-vjeçares, Ministria: Nuk ndërroi jetë nga COVID-19,

SHKODËR- Një paciente me COVID-19 ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv në Tiranë. 62-vjeçarja me origjinë nga Shkodra ishte prekur me COVID-19 dhe vuante dhe nga sëmundje të tjera. 

Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë sqaron se e moshuara nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, por nga pankreasi. Kështu që nuk do të llogaritet si vdekje nga COVID-19, edhe pse ishte e infektuar nga ky virus. 

Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. 62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes.

Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.  Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare“, shkruan ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. 475 të infektuar, 24 viktima dhe 248 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Shqipëri. Përmes Eugena Tominit nga ISHP-ja, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja, dy prej tyre personel mjekësor, duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 475.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2020, 10:23

FRANCË– Ai ka theksuar se para 10 vitesh ato kanë pasur një pacient me simptoma të ngjashme, i cili i shte i kafshuar nga një lakuriq nate, ndërsa ka theks...