Aktualitet

COVID-19 ka ‘paralizuar’ botën/ UNICEF jep një tjetër alarm: Edhe fruthi mund të përhapet masivisht

14 Prill 2020, 12:35 Nga DOSJA
COVID-19 ka ‘paralizuar’ botën/ UNICEF jep një tjetër

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka paralajmëruar se mund të përhapet masivisht edhe fruthi.  Sipas UNICEF në shumë vende,  vaksina për fruthin është shtyrë për shkak të përhapjes së COVID-19.

“Në 37 vende, 117 milionë fëmijë mund të mos bëhen imunë me kohë ndaj fruthit”, thuhet në reagimin e  UNICEF. 

“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që të intensifikojnë përpjekjet për të gjurmuar fëmijët e pa vaksinuar, në mënyrë që popullsitë më të prekshme të mund të pajisen sa më shpejt me vaksina për fruthin”, thuhet më tej në deklaratë.

Fruthi, i cili shkakton kollitje, skuqje dhe ethe, mund të parandalohet me dy doza të vaksinës së njohur si MMR.

Në mesin e vendeve që kanë vendosur të shtyjnë vaksinimet për fruth, janë: Bangladeshi, Brazili, Bolivia, Kamboxhia, Etiopia, Somalia e të tjera.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet përhapja e fruthit përhapja e fruthit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2020, 10:23

FRANCË– Ai ka theksuar se para 10 vitesh ato kanë pasur një pacient me simptoma të ngjashme, i cili i shte i kafshuar nga një lakuriq nate, ndërsa ka theks...