Aktualitet

Shefi i shërbimit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe Skënder Brataj fitojnë betejën me COVID-19

14 Prill 2020, 10:01 Nga DOSJA
Shefi i shërbimit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe

Tiranë- Andi Koraqi, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj kanë fituar betejën me COVID-19. Lajmi është dhënë ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar se përveç mjekëve kanë fituar betejën me COVID-19 edhe dy infermierë. Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.

“#LajmetëMira për stafet mjekësore. Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19?? Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit✅ Deri tani 3️⃣6️⃣ personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19 ✅ 2️⃣4️⃣8️⃣ pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? #FORCA”, shprehet ministrja në një postim në Facebook.

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Deri më tani janë infektuar 475 persona dhe janë shënuar 24 viktima. Ndërkohë janë shëruar 248 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi koraqi skender brataj viktimat e covid ne shqiperi andi koraqi skender brataj viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll