Aktualitet

Ky është i burgosuri që u arratis nga burgu i Bënçës, Policia e arrestoi pak minuta më parë (EMRI)

14 Prill 2020, 11:13 Nga DOSJA
Ky është i burgosuri që u arratis nga burgu i

Tepelenë- Zbulohet identiteti i personit që u arratis sot nga burgu i Bënçës.  Mësohet se ai është Eduart Çakaj, i cili është arrestuar nga Policia pak minuta më parë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Eduart Çakaj është kapur nga policët e burgut jo shumë larg institucionit të vuajtjes së dënimit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Çakaj ka qenë sot në gjyq dhe në momentin që furgoni që e transportonte ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut, i dënuari ka zbritur nga mjeti dhe është larguar me shpejtësi. Çakaj qëndronte në paraburgim,  pasi është i akuzuar për drogë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi. Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset i dënuari nga burgu i bënçës eduart cakaj arratiset i dënuari nga burgu i bënçës eduart cakaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2020, 10:23

FRANCË– Ai ka theksuar se para 10 vitesh ato kanë pasur një pacient me simptoma të ngjashme, i cili i shte i kafshuar nga një lakuriq nate, ndërsa ka theks...