Aktualitet

Qeveria ‘zbut’ dënimet në Kodin Penal, kush shkel karantinën rrezikon 3 vite burg, 5 vite për atë që shpërndan virusi

14 Prill 2020, 11:58 Nga DOSJA
Qeveria ‘zbut’ dënimet në Kodin Penal, kush shkel

Tiranë- Qeveria ka zbutur dënimet e parashikuara në Kodin Penal për shkelësit e karantinës. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u vendos që kush thyen rregullat e karantinës dënohet gjobë ose deri në 3 vjet burgim, ndërkohë që më herët nuk ishte opsioni i gjobës, por vetëm burg deri në 5 vjet. Po kështu, në komisionin e ligjeve është vendosur që dënimi për personin që përhap sëmundjen infektive, të jetë 5 vite dhe jo 10 vite, siç ishte propozuar më herët. Por, nëse virusi i shpërndarë dëmton rëndë jetën e njeriut apo shkakton vdekjen e tjetrit, dënimet do të vijojnë të jenë nga 5 deri në 15 vjet burg.

Ja ligji i ri:

KREU VIII,

SEKSIONI III

VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE

Neni X

Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë  epidemisë ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me urdhërat ose vendimet e nxjerra nga organet shtetërore gjatë epidemisë ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore,kur është dhënë më parë masë administrative, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin e detyrueshëm apo shkelja e rregullave të karantinës ose izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni XY

Përhapja e sëmundjeve infektive

Moszbatimi apo kryerja e veprimeve në kundërshtim me urdhrat apo vendimet e organeve shtetërore që kanë të bëjnë me parandalimin apo luftimin e sëmundjeve infektive, kur ka shkaktuar përhapjen e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin te njerëzit, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur kjo vepër, ka shkaktuar vdekjen e një ose më shumë personave, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 qeveria ‘zbut’ dënimet për shkelësit e karantinës plani i masave per covid-19 qeveria ‘zbut’ dënimet për shkelësit e karantinës

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2020, 10:23

FRANCË– Ai ka theksuar se para 10 vitesh ato kanë pasur një pacient me simptoma të ngjashme, i cili i shte i kafshuar nga një lakuriq nate, ndërsa ka theks...