Ish-prefekti i Shkodrës, Çesk Millja flet pas shkarkimit: Nuk komentoj vendimin, motivacioni ishte “lirim nga detyra”
Shkodër- Ish-prefekti i Shkodrës, Çesk Millja ka folur për herë të parë pas shkakimit nga detyra. Gjatë një deklarate për mediet ai deklaroi se nuk do të komentojë vendimin për lirimin nga detyra, por ka theksuar se në punën e tij ka qenë i përkushtuar. Millja nënvizoi se në shkresën e shkarkimit të tij shkruhej vetëm: “lirohesh nga detyra”.
“Jam sot këtu për të zbatuar detyrimin ligjor, në kuadër të zbatimit të detyrës dhe meqë më dolët para nuk mund t’ju anashkaloj juve sepse kam bashkëpunuar gjatë gjithë kohës. Duke ju falenderuar edhe ju, sot nuk është ditë konferencash por pune për të rritur gjithnjë e më shumë masat për parandalimin ndaj një fenomeni të vështirë që po kalojmë. Do këshilloja që themelore është të marrim masa e punojmë të gjithë së bashku për të realizuar një mision, të gjithë bashkë përkëtë qëllim. Isha jo vetëm për të dorëzuar detyrën por edhe falenderuar kolegët e mi që kanë menaxhuar dhe zbatuar të gjitha aktet ligjore dhe normative. Të shikojmë përpara dhe të mos shikohet pas, motivacioni është “lirohesh nga detyra”, ky është motivacioni nga kryeministri. Nuk është detyra ime të them se çfarë vendimi është por di të them se kam qenë i përkushtuar dhe ju jeni pasqyra e punës sime për punën e gjithë strukturave territoriale. Ju uroj gëzuar Pashkët për ato që i kaluan e që nuk kisha mundësi të përshëndesja, për ato të ardhshmet ortodokse dhe muajin e Ramazanit”, u shpreh ai.
Më 11 prill, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se Qeveria ka shkarkuar nga detyra Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja. Sipas Lleshajt, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Por Dosja.al mësoi se Millja ishte shkarkuar, pasi i kanë kërkuar që të mbyll tregun e Shkodrës, që dyshohet se ka është shkaktari për shpërthimin e COVID-19 në këtë qytet.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
S’janë të dënuar e trafikantë droge, Artan Hoxha flet për shqiptarët e bllokuar në Kolumbi, Ekuador dhe Meksikë: S’k
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar një shqetësimin e shqiptarëve që ndodhen matanë Oqeanit Atlantik, ku koronavirusi po bën namin. Në një status në ...
Shefi i shërbimit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe Skënder Brataj fitojnë betejën me COVID-19
Tiranë- Andi Koraqi, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj kanë fituar betejën me COVID-19. Lajmi ësht...
Nuk u fut në karantinë pasi erdhi nga Greqia, gjobitet me 700 mijë lekë lushnjari, dronët ‘spiunë’ pikasin shk
Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentën dhe u ka bllokuar mjetet 33 shoferëve, pasi shkelën urdhrin e ndalim qarkullimit dhe n...
“Shkuam të blinim 2 kg patate, na arrestuan si kriminelë”, historia e çiftit nga Durrësi që qëndruan 3 ditë në parab
TIRANË– Ndonëse po jetojmë momente të vështira për shkak të pandemisë globale të COVID-19, ku qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në banesa, një histori e p...
Paguaj ç’ke konsumuar një vit më parë! Ndryshon SKEMA e faturave të energjisë elektrike gjatë pandemisë së Covid-19,
Shqipëri- Gjatë periudhës së pandemisë, abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen afrofe për energjinë elektrike. Pas përhapjes së COVID-19 punonjësit e ...
“Nuk duam gjykim online”, Eftimiu dhe Halipaj dalin të maskuar në GJKKO me video-konferencë për vrasjen e Devi Kasmit, n
TIRANË– Eftimiu Eftimiu dhe Elton Halipaj, të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit nuk kanë pranuar të gjykohen online, një ndryshim ky, i bërë për shkak të s...
COVID-19/ 475 të infektuar dhe 24 viktima, shënohen 8 raste gjatë 24 orëve të fundit, hartës i shtohet Kukësi
TIRANË– 475 të infektuar, 24 viktima dhe 248 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Shqipëri. Përmes Eugena Tominit nga ISHP-ja, Ministr...
‘Bie’ edhe Kukësi, infektohet infermieri i spitalit, dyshimet se ku e mori virusin
Kukës- Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Kukës. Mësohet se është infektuar një infermier i spitalin rajonal të qytetit, dhe dyshohet se e ka marrë koronav...
Gjendet një person i vdekur në Shëngjin, kalimtarët e pikasin të hedhur në kanal
SHËNGJIN– Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shëngjinin, ku trupi i pajetë është pikasur nga kalimtarë të ra...