Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ SPAK zgjat afatet e paraburgimit për 9 të pandehurit (EMRAT)

14 Prill 2020, 08:43 Nga DOSJA
Grabitja e Rinasit/ SPAK zgjat afatet e paraburgimit për 9 të

Tiranë- SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar zgjatjen e hetimeve për 9 të pandehur, që morën pjesë në grabitjen e Rinasit, më 9 prill të vitit të kaluar. Me 2 muaj e 15 ditë janë zgjatur afatet e hetimit për shtetasit Oltion Veseli, Alkon Bengasi, Ragim Hajdini, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela, Hasan Kanaçi, edhe dy vëllezërit Eldi dhe Klemend Cala.  Kështu, 9 të pandehurit do të qëndrojnë edhe 2 muaj e 15 ditë më shumë në paraburgim. Vendimi i mor sot për shkak të arrestimit të vëllezërve Çala, të cilët ranë në prangat e policisë me 19 mars, teksa qëndronin në banesën e marrë me qira në Qerret të Kavajës.

Grabitja në Rinas 

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit të 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 6.7 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihej si ‘truri’ i grabitjeve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja në rinas 9 prill 2019 grabitja në rinas 9 prill 2019

Sondazh

Poll