Aktualitet

“Vidhnin steka cigaresh dhe televizorë”, Artan Hoxha tregon si ngjiti ‘shkallët e karrierës’ Orges Bilbili me shokë:

14 Prill 2020, 06:32 Nga DOSJA
“Vidhnin steka cigaresh dhe televizorë”, Artan Hoxha tregon si

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me ngjitjen e shkallëve të karrrierës së Orges Bilbilit, që ka nisur me grabitje që në vitin 2010. Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se Bilbili, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi, në vitin 2010, kanë qenë thjesht adoleshentë dhe kryenin grabitje ordinere në fshatra, që nga televizorët, e deri ën stekat e cigareve. Sipas Hoxhës, Bilbili mori vëmendje në rastin e avionit të rrëzuar në Divjakë dhe filloi të bëhej i fuqishëm. ai shtoi se në Lushnje, shumë familje janë larguar dhe kanë marrë azil në vende të ndryshme.

“Atëherë, Blendi së pari dua të them që në emisionin e datës 12 tetor të vitit 2017, nuk ishte puna se po bënim parashikim. Por unë e kam ndjekur këtë grup që në vitin 2010, këtë grup, që kur ishin 19-vjeçarë dhe adoleshentë. Është rasti tipik, se si në Shqipëri kur ligji nuk vepron, se si një grup nga adoleshentë problematik, bëhen kështu. Po të shikosh dosjen, se ja mbaj mend dhe numrin 450, aty ishin një grup prej 7 të rinjsh, mes tyre Anteroi Kaloshi, Orges Bilibili dhe Laert Haxhiu. Ata vidhnin steka cigaresh, grabitje televizorësh, grabitje ordinere në fshatra, etj. Ne atyre u kushtuam vëmendje kur ra avioni i famshëm në Divjakë, me Giorgio Riformaton, ku si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kanabisit, rezultoi Orges Bilibili. Dhe madje është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për këtë akuzë. Dhe apeli që bënim në atë kohë ishte pikërisht kjo gjë, që nëse nuk reagohej shpejt bilanci do të rëndohej. Dhe katër vjet më vonë kemi 4 të vrarë, kemi familje që janë larguar me azil, e kanë marrë, jo thjesht kanë bërë kërkesën,”- tha Hoxha.

Si ndodhi kapja e Bilbilit?

Të premten e kaluar, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi artan hoxha laert haxhiu orges bilbili anterio kaloshi artan hoxha laert haxhiu orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 20:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka bërë testin për COVID 19, mirëpo gazetari Artur Çani pretendon të kundërtën. I ftuar në emisi...