Aktualitet

ISHP “kundër” Ramës, këshillon qytetarët që të mbajnë maska në ambientet publike

14 Prill 2020, 08:22 Nga DOSJA
ISHP “kundër” Ramës, këshillon qytetarët që

Tiranë-Instituti i Shëndetit Publik, ndryshe nga kryeministri Edi Rama  iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vendosin maska në ambientet publike. ISHP këshillon që maska të maska duhet të mbulojë të gjithë hundën dhe jetë deri poshtë mjekrës.

“Virusi  që shkakton COVID-19 pëhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes. Kështu që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska  në ambiente publike, mbani të paktën 1️⃣ metër distancë dhe lani shpesh duart me sapun.
Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës.”, njoftimi i ISHP-së.

Çfarë ka deklaruar më herët Rama? 

Më 18 mars, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos vendosin maska apo doreza nëse nuk janë të infektuar me Covid-19. Rama u shpreh se për njerëzit që nuk janë të infektuar maskat janë të padobishme, madje sipas tij, ulin dhe vigjilencën për  zbatimin e rregullave bazë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama viktimat e covid ne shqiperi edi rama viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll