Aktualitet

Qarkullimi në kohë karantine, fashat e orareve për të shkuar në punë me makina

14 Prill 2020, 05:50 Nga DOSJA
Qarkullimi në kohë karantine, fashat e orareve për të shkuar

Shqipëri- Shqiptarët ndodhen të izoluar në banesat e tyre për shkak të COVID-19. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja për koronavirusin. Qytetarët shqiptarë mund të bëjnë pazar për 90 minuta në ditë, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17: 30 të pasdites. Ndërsa, në fundjavë nga ora 17:30 e të premtes, deri në hënën në orën 05:00 të mëngjesit, do të jetë gjithçka mbyllur dhe nuk lejohet të dalë nga banesa asnjë person.

Sa i përket personave që në këtë kohë pandemie duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar zgjatja e fashës së orareve nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve. Sipas Policisë, lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit. Ndërsa, kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites. 

Një ditë më parë Policia e Shtetit ngriti në ajër edhe dronët inteligjentë, të cilët do të monitorojnë lëvizjet e qytetarëve. Territori do të kontrollohet me drone të një teknologjie të lartë, pasi do të kenë kamera me rezolucion të lartë, me të cilat do të sigurohen pamje të qarta. Ndërkohë, ministri Sandër Lleshaj u shpreh se dronët do të pikasin të gjithë shkelësit e ligjit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dronët “spiunë” plani i masave per covid-19 dronët “spiunë” plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 20:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka bërë testin për COVID 19, mirëpo gazetari Artur Çani pretendon të kundërtën. I ftuar në emisi...