Aktualitet

Lajm i mirë nga Sanatoriumi/ 71-vjeçarja me COVID-19 nxirret nga intubimi

14 Prill 2020, 08:07 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Sanatoriumi/ 71-vjeçarja me COVID-19 nxirret nga

Tiranë-Një lajm i mirë nga vjen nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe spitali COVID 2, pasi gjendja shëndetësore të një të moshuare është përmirësuar.

“Ballkan web” raporton se është një grua 71-vjeçare, nuk ndodhet më në intubim, por merr vetë frymë. Aktualisht ajo po trajtohet me oksigjen dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Në total në Sanatorium janë 9 persona dhe me daljen e 71-vjeçares nga intubimi, mbeten dhe 4 persona të tjerë në intubuar.

 

Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 467 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 217 qytetarë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 21 raste të reja. Harta është zgjeruar në Tiranë me 6 raste, Shkodër me 13, Durrës dhe Has me nga një rast.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll