Aktualitet

Lamborghini, Porsche, Bentley/ Djemtë e pasur të Tiranës xhirojnë gomat, drift dhe gara me bishat lukzose në kohë karantin

14 Prill 2020, 08:23 Nga DOSJA
Lamborghini, Porsche, Bentley/ Djemtë e pasur të Tiranës

TIRANË– Djemtë e pasur të Tiranës kanë treguar se mbyllja në karantinë dhe izolimi nuk i pengon aspak të bëjnë xhiro me bishat e tyre luksoze dhe për me tepër të shkelin pedalen e gazit në maskimum. Faqja e Instagramit “Rich Kids Tirana” (fëmijët e pasur të Tiranës), ka bërë një kërkesë në Instagram një natë më parë, që të gjithë të dërgonin video me makinat e tyre më të fundit, dhe kaq ka mjaftuar për ta.

Video me zhurmën e turbove në sfond, ose të këngëve të ndryshme shqiptare, të rinjtë kanë dërguar pamjet që tregojnë se si e kalojnë ata kohën e karantinimit, ku shumë prej moshatarëve të tyre janë të izoluar.

Në pamje, sytë të shohin “Lamborghini”, “Porsche”, “Bentley”, “Benz”, “Audi”, “BMË”, që ecin në maksimumin e tyre që lënë pas tym. Videot janë bërë në Shqipëri, por ka edhe nga ata që jetojnë jashtë dhe sërish xhirojnë gomat kur kanë dëshirë. Në shumë raste, të rinjtë janë edhe të identifikueshëm për shkak të targave të personalizauar që reklamojnë plot krenari.

Ndërkohë, i gjithë globi ëhstë gjunjëzuar para Covid-19. vendi është në izolim total dhe në masa drastike nga ana e forcave të Polciisë, por kjo nuk ka rëndësi për adrenalinën e të rinjve shqiptarë.

(f.m/f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 rich kids tirana shqiperia ne karantine koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 rich kids tirana shqiperia ne karantine

Sondazh

Poll