Aktualitet

475 të infektuar dhe 24 viktima, Kukësi shënon rastin e parë me Covid-19, Brataj kundër lehtësimit të masave: Thikë me d

14 Prill 2020, 06:05 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. 475 të infektuar, 24 viktima dhe 248 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Shqipëri. Përmes Eugena Tominit nga ISHP-ja, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja, dy prej tyre personel mjekësor, duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 475. Nga këto të infektuar, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës, që iu shtua sot hartës së Covid-19, me konfirmimin e infermierit të prekur. 

Viktima e 24 u shënua mbrëmjen e djeshme. Në spitalin Infektiv humbi jetën një 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila ndodhej në intubim.

46 pacientë po marrin shërbim mjekësor aktualisht në dy spitalet COVID. Në shërbimin infektiv janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar së fundmi edhe situatën në Shkodër, për të cilën tha se qytetarët nuk kanë respektuar masat. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero u shpreh se qytetarët në Shkodër kanë shkuar nëpër lokale dhe kanë marrë pjesë në varrime. Ndërsa, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj  ka deklaruar së fundmi se është skeptik për lehtësimin e masave. Ai është shprehur se lehtësimi i masave është thikë me dy presa.

(J.V;f.m/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 20:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka bërë testin për COVID 19, mirëpo gazetari Artur Çani pretendon të kundërtën. I ftuar në emisi...