Aktualitet

“Vrasës me pagesë, ka kryer ekzekutime në Durrës, Vlorë dhe Fier”/ Artan Hoxha: Dështuan 14 operacione për kapjen e O

14 Prill 2020, 05:32 Nga DOSJA
“Vrasës me pagesë, ka kryer ekzekutime në Durrës,

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” ka deklaruar se Orges Bilbili, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë, ishte kthyer në një vrarës me pagesë. Hoxha tregon se ai bashkë me grupin e tij kishin si synim të merrnin nën kontroll qytetin e Lushnjes.

“Unë e kam ndjekur këtë grup nga vitit 2010, kur këta kanë qen 20 vjeçar dhe është rasti tipik se si funksionet tona të ligjt nuk veprojnë. Po të shohësh procedimin 450 në dosjen e vitit 2010, ka qenë një grup me 7 të rinj, mes të cilëve edhe Laert Haxhiu e  Anterio Kaloshi. Janë marrë me grabitje të vogla dhe janë arrestuar disa herë nga policia. Ne u kushtuam vëmendje atyre në momentin që ra avioni i Girogio Riformatos në Maj të vitit 2014, ku të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kanabisit rezultoi edhe Orges Bilbili dhe është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. 4 vjet më pas në Lushnjë kemi 4 të vrarë, 30 familje të larguara me status në vendet e BE ku kanë paraqitur dokumenta që jeta e tyre rrezikohej”, tha Hoxha.

Gazetari shtoi më tej se i riu ka mbështetje edhe në Polici, pasi kanë dështuan 14 operacione për kapjen e tij.  “14 operacione të forcave speciale gjatë këtyre viteve kanë dështuar. U kthyen në vrasës me pagesë dhe rezulton se kanë bërë vrasje tipike mafioze edhe në Fier, Durrës edhe në Vlorë. Një grup që po tentonte të merrte në kontroll qytetin e Lushnjës. Janë vrasje me viktima krejtësisht të pafajshme. Ishin vrasje tipike që tentonin jo thjesht të ekzekutonin viktima , por të ngjallnin terror. Këta nuk largoheshin nga territori i Shqipërisë, qëndronin këtu”, deklaroi gazetari.

Si u arrestua Orges Bilbili?

Ditën e premte, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha orges bilbili artan hoxha orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 20:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka bërë testin për COVID 19, mirëpo gazetari Artur Çani pretendon të kundërtën. I ftuar në emisi...