Sport

Interi dhe Roma përplasen në merkato, duan mbrojtësin me parametra zero

13 Prill 2020, 18:09 Nga DOSJA
Interi dhe Roma përplasen në merkato, duan mbrojtësin me

Interi për merkaton e verës ka një plan të qartë. Klubi zikaltër është në kërkim të goditjeve me kosto zero. Një nga këto goditje mund të jetë mbrojtësi i Tottenham, Vertonghen, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Edhe Roma po e kërkon me ngulm mbrojtësin belg, i cili luan edhe si qendërmbrojtës, edhe si mbrojtës i majtë. Drejtori sportiv i verdhekkuqve, Petracchi, po vlerëson idenë për t’u hedhur në sulm në rast se nuk do të arrijë të blejë përfundimisht Smalling nga M. United.

Konkurrenca për ish-lojtarin e Ajax-it është shumë e madhe në Serinë A. Për të, në fakt, interesohen edhe Napoli me Juventusin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter merkato roma inter merkato roma

Sondazh

Poll