Aktualitet

Ulet niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, ambasada e BE: Ndodh për herë të parë, tek 21 Dhjetori u regjistrua vlera 0mg/m

13 Prill 2020, 13:48 Nga DOSJA
Ulet niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, ambasada e BE: Ndodh

TIRANË- Ambasada e BE në Tiranë gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 në Shqipëri ka bërë një monitorim të ajrit në Tiranë. Në një video të publikuar në mediat sociale, BE shkruan se ajri në Tiranë është pastruar gjatë ditëve të fundit dhe ky është një lajm shumë i mirë.

Po ashtu theksohet se në kryeqytet është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit “Green Lungs”. Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10.

Përveç lajmit të mirë se thuajse përditë shtohet numri i personave të shëruar nga COVID-19, një tjetër lajm i mirë gjatë këtyre ditëve të karanitinës është përmirësimi i cilësisë së ajrit. Në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit #GreenLungs, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga rrjeti organizatave mjedisore të udhëhequra nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Netëork). Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10”, shkruan delegacioni i BE në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ajri ne tirane projekti i be ajri ne tirane projekti i be

Sondazh

Poll