Aktualitet

Plagosi bashkë me shokun dy vëllezërit në Burrel, arrestohet 26-vjeçari

13 Prill 2020, 13:46 Nga DOSJA
Plagosi bashkë me shokun dy vëllezërit në Burrel, arrestohet

BURREL– Një 26-vjeçar me inicialet L.L., është vënë në pranga pasi akuzohet se në bashkëpunim me një shokun e tij kanë lënë të plagosur dy vëllezër në qytetin e Burrelit.

Ngjarja ka ndodhur në katër janar, kur katër të rinjtë u përleshën me thika, pas një sherri me motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel.

Për pasojë të plagosur mbetën dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel. Ditën e ngjarjes u vu në pranga personi me inicialet A.N.. Ndërsa vijon të jetë në kërkim, personi me inicialet XH.M..

Njoftimi

Kapet dhe arrestohet autori i dytë, i cili me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, plagosën me thikë dy vëllezër. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, pas një pune dhe hetimi 3 mujorë, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim : L. L., 26 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me shtetasin A.N, (i arrestuar ditën e ngjarjes), dhe shtetasin e shpallur në kërkim XH.M , pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26 vjecari ne burrel burrel plagosje me thike ne burrel arrestohet 26 vjecari ne burrel burrel plagosje me thike ne burrel

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 11:25

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentat dhe u ka bllokuar mjetet 16 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.Po...