Aktualitet

“Diçka ka çaluar”/ Paralajmëroi uljen e kurbës, mjeku Pëllumb Pipero: Në Shkodër s’janë zbatuar masat ose s’ësh

13 Prill 2020, 13:25 Nga DOSJA
“Diçka ka çaluar”/ Paralajmëroi uljen e

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se diçka ka çaluar që numri i të infektuarve me Covid-19, po shkon drejt rritjes. Në një lidhje me Skype në News 24, Pipero, i cili lajmëroi edhe uljen e kurbës për këtë javë, u shpreh se në Shkodër mund të mos jetë bërë monitorrimi i rasteve, ose nuk janë zbatuar masat e vëna.

Në fundjavë ka pasur një rritje, thuajse dyfish dhe them se diçka ka çaluar. Kjo epidemi ka disa indikatorë, në radhë të parë monstrat për të bërë analizat apo gjurmimin e rasteve të kontaktit, respektimin e masave nga qytetarët për të respektuar distancimin social, karantinimin dhe këshillat e mjekëve. Diku besoj unë se shifrat që lamë pas janë 30- 40 raste më pak se një javë por diku ka çaluar.
Nëse shohim rastet në Shkodër, 13 nga dita e djeshme dëshmon se në Shkodër nuk janë respektuar masat ose nuk janë gjurmuar rastet e kontaktit.

Unë e kam thënë që java që sapo mbyllëm do të jetë në numër shumë më të vogël, mund të ketë deviacione. Por bazuar në përhapjen e pandemisë në vendet e tjera s’e prisja këtë. Mendoj se diçka ka çaluar. Duhet të analizohet pse. Si mund ta bëjmë më mirë dhe për të monitoruar që të gjurmojmë më shpejt dhe të monitorojmë në tërësi përhapjen e kësaj pandemie në vendin tonë,”- tha Pipero.

Ndërkohë sot është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 23 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret. Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë. 60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 11:25

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentat dhe u ka bllokuar mjetet 16 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.Po...