Bota

ME FOTO/ “Arsyeja pse marr frymë”, Boris Johnson publikon emrat. Kush janë dy infermierët që e risollën në jetë?

13 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
ME FOTO/ “Arsyeja pse marr frymë”, Boris Johnson publikon

MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri britanik, Boris Johnson ka falenderuar publikisht dy infermierët që i qëndruan për 48 orë në këmbë pranë shtratit, ndërsa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Boris Johnson u shpreh se i kishte borxh jetën, duke i quajtur ‘të pakonkurueshëm’.

Infermierët e NHS-së që i shpëtuan jetën kryeministrit britanik, Johnson, janë 35-vjeçarja Jenny McGee dhe Luis Pitarma, 29 vjeç. Ata e vëzhguan kryeministrin për 48 orë rresht, duke mos u shkëputur, dhe duke i dhënë atij oksigjenin jetik.

Boris Johnson falënderoi mjekët “e pakonkurueshëm” në Spitalin St Thomas në Londër në një video- mesazh emocionues, pasi daljes nga spitali, ku luftoi në një betejë shtatë ditore, i kërcënuar nga virusi vdekjeprurës.

Kryeministri tha: “NHS shpëtoi jetën time. Pa dyshim. Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe”.

“Arsyeja që në fund, trupi im filloi të merrte oksigjen të mjaftueshëm ishte sepse për çdo sekondë të natës ata më shikonin dhe kujdeseshin që të bënin ndërhyerjet e nevojshme”,– u shpreh Boris Johnson, ndërsa fliste për dy infermierët heronj, Jenny Luis.

Gjithashtu, Boris Johnson falenderoi të gjithë mjekët e NHS-së për punën e mahnitshme që po kryejnë, në këto ditë të vështira për Britaninë.

Duke lavdëruar mjekët e njësisë ICU, të cilët u kujdesën për tre ditë dhe netë të tensionuara, ai tha se “do t’i jetë mirënjohës për gjithë jetën” për ndihmën e tyre.

Kryeministri postoi video mesazhin pas ribashkimit me të fejuarën shtatzënë, Carrie Symonds në Doëning Street. Z. Johnson tani do të kalojë kohën e rikuperimit nga Covid-19 në Checkers, shtëpia e vendit të Kryeministrit në Buckinghamshire ndërsa numri i përditshëm i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të jetë i lartë.

Burimi: The Sun

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson covid-19 infermieret qe i shpetuan jeten boris johnson kryeministri  britanik boris johnson covid-19 infermieret qe i shpetuan jeten boris johnson kryeministri  britanik

Sondazh

Poll