Bota

“Fauci veproi me vonesë për koronavirusin.” Presidenti Trump kërkon shkarkimin e tij: Bëri deklarata të rreme…

13 Prill 2020, 09:32 Nga DOSJA
“Fauci veproi me vonesë për koronavirusin.” Presidenti

SHBA– Mes krizës së krijuar në vend si shkak i përhapjes masive të koronavirusit  duket se në SHBA nuk kanë munguar as debatet mes zyrtarëve të  lartë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur spekulime në lidhje me raportin që kishte deri më tani me ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, ku prej në fillim të përhapjes së virusit,  Trump tregonte se merrte parasysh sugjerimet e tij.

Por tashmë përmes një postimi në Twitter, Trump ripostoi një mesazh ku bëhet thirrje për shkarkimin e Fauci-t.

Në postimin e tij presidenti amerikan i quajti lajme të pavërteta deklaratat, pasi ka vepruar me vonesë sa i përket çështjes së  koronavirusit.

Ndërkohë Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive në SHBA, teksa ka folur për CNN ka pohuar se mund të ishin shpëtuar më shumë njerëz nëse do të kishin reaguar në kohë.

DeAnna Lorraine, një ish-kandidate republikane për Kongres, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri publike një mesazh të shkuar nga Fauci- i cili  në fund të muajit shkurt ka deklaruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se koronavirusi nuk përbënte rrezik për SHBA.

Prandaj Trump thotë se ai ka vepruar në kohë, sa i përket bllokimit të fluturimeve me Kinën, para se Covid-19 të bëhej kaq i rrezikshëm. Aktualisht  në SHBA kanë humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar.

Burimi: theworldnews.net  

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump fauci koronavirusi ne shba donald trump fauci koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2020, 06:48

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ka rekomanduar qytetarëve europianë që të mos planifikojnë akoma pushimet verore për kët...