Bota

“Shqipëria mbylli kufijtë në kohë”, mjekja shqiptare në Texas flet për COVID-19: Vazhdoni testimet!

13 Prill 2020, 09:15 Nga DOSJA
“Shqipëria mbylli kufijtë në kohë”, mjekja

Mjekja shqiptare Rudina Muzina, epidemologe në një spital në Texas, flet për betejën ndaj koronavirusit në këtë shtet. Në një intervistë të dhënë për Ora News, ajo tregon se janë mbi 11 mijë të infektuar nga COVID-19 atje, teksa thekson se akoma nuk ka arritur vala e madhe e të infektuarve. Sipas saj, strategjia e izolimit dhe distancimit social ka ndihmuar shtetin e Texasit, por edhe vendet e tjera në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Mjekja shqiptare gjithashtu vlerëson masat e marra në shtetin shqiptar, ku thekson se paralelisht me lehtësimin e masave, Shqipëria duhet të ndjekë një strategji agresive duke implementuar paralisht dy teste, atë serologjik dhe me tampon.

“Merita më e madhe që Shqipëria ka bërë ka qenë mbyllja. Sëmundja i kaloi mbrapa dhe taskforca po e ndiqte. Mbyllja ka qenë shumë e rëndë, por punoi në njëfarë kohe. Ndaj me hapjen duhet në mënyrë agresive të vazhdoni testimet me tamponë”, deklaroi ajo. 

Referuar kërkimeve shkencore të deritanishme lidhur me COVID-19, ajo shpjegon se koeficient i ngjitshmërisë së kësaj sëmundje është 2.5 ndërkohë që thotë se një person mund të infektojë gjashtë persona të tjerë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne shba rudina muzina koronavirusi ne shba rudina muzina

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2020, 06:48

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ka rekomanduar qytetarëve europianë që të mos planifikojnë akoma pushimet verore për kët...