Bota

Koronavirusi ‘godet’ Donald Trump, Presidenti i SHBA-ve humbet mikun e ngushtë nga Covid-19, të fuqishmin e pasurive të p

13 Prill 2020, 08:14 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘godet’ Donald Trump, Presidenti i SHBA-ve humbet mikun

NEW YORK- Stanley Chera, miku u ngushtë i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 70-vjeçari, një nga njerëzit më të shquar në sektorin e pasurive të patundshme në New York City, ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19.

Donatori republikan është bashkëthemelues i Acownitions Crown. I ndjeri Chera njihet për miqësinë e ngushtë me Trump, në fushatën e të cilit hodhi plot 402.800 dollarë, gjatë viteve 2016-2019.

Edhe vetë Trump, shumë herë ka shprehur mirënjohje ndaj njeriut të pushtetshëm dhe e ka cilësuar si një mik të dashur për të. Në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, Trump e cilësoi Chera-n, si “një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit më të rëndësishëm të pasurive të patundshme në botë”.

Dhe ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe ai ka qenë me mua që në fillim,” tha Trump.

Ndërsa në Paradën e Ditës së Veteranit në New York City, ai e cilësoi Trump si “miku im i dashur”.

Stanley Chera e nisi karrierën e tij kur filloi të blinte ndërtesat me pakicë për të mbajtur zinxhirin e familjes së tij. Ai u shtua në spital më 24 mars pas infektimit me Covid-19 dhe vetë Presidenti i SHBA-ve, e përshkroi vuajtjen e mikut të tij, si një përballje me ligësinë. Chera ishte gjithashtu një filantrop që ndihmonte fëmijët me nevoja të veçanta. Ai është edhe bashkëthemelues i Qendrës Komunitare Sephardike jofitimprurëse në Brooklyn.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne bote stanley chera donald trump koronavirusi ne bote stanley chera

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2020, 06:48

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ka rekomanduar qytetarëve europianë që të mos planifikojnë akoma pushimet verore për kët...