Bota

Kosova shënon rritje drastike të të infektuarve me Covid-19, ekspertët japin alarmin: Do dyfishohen çdo javë, merrni masa

13 Prill 2020, 08:33 Nga DOSJA
Kosova shënon rritje drastike të të infektuarve me Covid-19,

KOSOVË– Kosova ishte vendi më pak i prekur nga Covid-19, deri në momentin që një ditë më parë u shënuar 79 raste të infektuarisht me Covid-19. Mediat vendase shkruajnë se Kosova ka regjistruar rekord ditën e dielë, përsa i përket të infektuarve me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka deklaruar nëpërmjet deklaratave se zonat më të prekura janë Prishtina dhe Ferizaj.

Por, numri i personave që do të preken nga ky virus, do të rritet gjatë ditëve në vijim. Kështu po paralajmërojnë ekspertët shëndetësorë, si psh. Mirkrobiologu, Lul Raka. Ndërsa Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Merkur Beqiri ka thënë se koha mesatare e dyfishimit të rasteve me koronavirus në Kosovë është shkurtuar në afërsisht një javë, teksa 79 raste të reja janë regjistruar brenda një dite.

 “Koha mesatare e dyfishimit të infeksioneve në Kosovë ra sot më keq në 6.8, nga 9.3 sa ishte dje. Kjo nëkupton dyfishim potencial të rasteve përafërsisht për çdo javë “nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose tek ne. Virusin nuk mund ta ndryshojmë, por tek vetvetja mund të ndikojmë, poashtu edhe tek njerzit rreth nesh. Thërrasim për vigjilencë, vetëdije, konsideratë për vete, për familje, për komunitet dhe për të gjithë popullin,”- shkroi Beqiri në “Facebook”.

Me shifrat e djeshme, totali i të prekurve ka arritur në 372. Ndërsa viktimat deri më tani janë 7, pasi edhe sot u shënua një tjetër viktimënga Covid-19. Ndërsa në çdo komunë hyjnë në fuqi masat e ndalim-qarkullimit Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia thotë se aktualisht Kosova ka një situatë të kontrolluar sa i përket Covid-19, por sipas tij, një pakujdesi e vogël mund të kushtojë me humbje të mëdha të jetëve.

 “Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të numrit të të infektuarve dhe IKSHPK-ja ka sjellë rekomandimet me kërkesën për masa më rigoroze. Prej mbrëmë në mesnatë për secilën komunë hyjnë në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes. Nga sonte në secilën komunë hyjnë në fuqi masat për ndalim-qarkullim, ato që kanë qenë deri sot. Ju njoftoj se këto masa që do t’i vazhdojmë do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës. Masat tjera do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 ose 3 dite,”– tha Vitia.

Rasti i parë me coronavirus në Kosovë u shënua me datën 13 mars, kurse brenda një muaji ky numër ka arritur në 372, pavarësisht faktit se Qeveria e Kosovës nga 23 marsi ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve. Pavarësisht masave të ndërmarra dhe rekomandimeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  dhe institucione të tjera shëndetësore, numri i të infektuarve me COVID-19 ka vazhduar të rritet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2020, 06:48

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ka rekomanduar qytetarëve europianë që të mos planifikojnë akoma pushimet verore për kët...