Sport

Real Madrid përgatit revolucionin e madh, skarcon tre lojtarë për të sjellë dyshen Haaland-Mbappe

13 Prill 2020, 10:27 Nga DOSJA
Real Madrid përgatit revolucionin e madh, skarcon tre lojtarë për

Kjo verë pritet të jetë tepër e nxehtë për skuadrën e Real Madrid. Klubi madrilen kërkon revolucionin e rradhës dhe pikërisht giithçka do të nisë nga sulmi. Luka Jovic, Mariano Diaz dhe Gareth Bale do të largohen ndërkohë që në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Karim Benzema.

Objektivat janë të qartë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, me talentin norvegjez  i cili e ka nisur me marshin e 7-të aventurën e tij te Borussia e Dortmundit dhe që qëndron në krye të dëshirave të Zidane dhe Los Blancos do të tentojnë ta afrojnë që këtë verë. Kosto e të dyve mund të kapë shifrën e 225 milionë eurove.

Nëse për Haaland do të paguhet klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh, për Mbappe 150 milionë euro mund të duken pak pasi PSG ka paguar plot 180 milionë euro për ta marrë nga Monaco para 2 sezonesh por duke parë krizën financiare prej koronavirusit por edhe kontratën që i skadon në verën e vitit 2022 dhe të cilën 21-vjeçari nuk po e rinovon me PSG, Al-Khelaifi mund të detyrohet ta shesë për një shifër më të ulët duke parë edhe dëshirën e Mbappe për t’u transferuar te Reali i Madridit.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erling haaland kylian mbappe real madrid erling haaland kylian mbappe real madrid

Sondazh

Poll