Sport

Tevez sulmon Fergusonin: Kujtonte se ishte presidenti i Anglisë, humbi finalen prej meje

12 Prill 2020, 18:47 Nga DOSJA
Tevez sulmon Fergusonin: Kujtonte se ishte presidenti i Anglisë, humbi

Si shumë futbollistë amerikano-latinë, Carlos Tevez nuk ka qenë kurrë i dhënë pas disiplinës. Ai është njeri i rebelimit, gjë që e ka treguar së fundmi  me një intervistë për Marca.

“Kur isha yll i United, nuk doja t’ia dija për rregullat e qarkullimit rrugor. Mendoja se isha Zoti. Kjo iu ndodh shumë lojtarëve. Gaboja, sepse atje askush nuk pyeste se isha lojtar i United”, është shprehur argjentinasi.

I pyetur për ish-trajnerin e tij, sir Alex Ferguson, Tevez nuk ka kujtime pozitive. “Ai kujtonte se ishte presidenti i Anglisë. Ishte e pamundur të diskutohej me të, sepse do të dilje gjithsesi i humbur. Bëri një gabim që më la në stol në finalen e Romës. Ka qenë finalja e vetme që skuadra humbi qëkur më mori mua”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferguson tevez united ferguson tevez united

Sondazh

Poll