Sport

Tare ‘peshkon’ në Turqi, gati të sjellë në Romë dy ish-futbollistë të Superiores

12 Prill 2020, 15:58 Nga DOSJA
Tare ‘peshkon’ në Turqi, gati të sjellë në

ITALI– Igli Tare po përgatit terrenin për të sjellë lojtarë kualitativ në skuadrën e Lazios, si duket futbollistët që dëshiron të sjellë në Romë janë Ekuban dhe Muriqi, dy lojtarë që kapërcimin e tyre në kualitet e bën në Superligën Shqiptare me Partizanin dhe Teutën e Durrësit.

Sulmuesi dardan ka bërë një sezon të mjaft të mirë me Fenerbahçen këtë vit, duke vënë pas vetes në radhë disa ekipe të njohura. Gjithashtu edhe Ekuban i ka treguar vlerat e tij në fushën e lojës me fanellën e Trabzonsporit, megjithëse dëmtimi i pësuar nuk e ka lejuar të jepte 100%-shin e vetë.

Dy ish-futbollistë të Superiores janë vënë kështu në lupën e Igli Tares. E të përfundosh aty nuk është pak, pasi ish-futbollistin vlonjat nuk e ka zgjënjyer nuhatja e tij përgjatë këtyre viteve.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport claudio lotito igli tare simone inzaghi claudio lotito igli tare simone inzaghi

Sondazh

Poll