Sport

Milani ka gati planin A në merkato, 30 mln euro për “diamantin” italian

12 Prill 2020, 20:11 Nga DOSJA
Milani ka gati planin A në merkato, 30 mln euro për

Edhe pse futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit, Milani ende është duke programuar të ardhmen dhe po vendos piketat e atyre lojtarëve që i duhen për projektin e të rinjve.

Emri i përzgjedhur dhe ndjekur me kohë është Sandro Tonali i Brescias. Sipas “Tuttosport”, ky i fundit me shumë mundësi do të largohet nga “Dallëndyshet” dhe çmimi mund t’i bjerë më rënien në kategori të ekipit bardheblu.

Kuqezinjtë janë duke menduar super ofertën: 30 mln euro dhe huazimin e Gabbias ose Plizzarit. Mbrojtësi është pjesë e ekipit të parë, ndërsa portieri i huazuar në kategorinë e dytë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll