Sport

Lenjani i del kundër klubit dhe pastaj pendohet, merr rrogën e shtetit

12 Prill 2020, 18:05 Nga DOSJA
Lenjani i del kundër klubit dhe pastaj pendohet, merr rrogën e shtetit

Sezoni futbollistik në Zvicër është ndalur prej koronavirusit dhe kjo ka sjellë vështirësi financiare për shumë klube për të paguar futbollistët.

Më të voglat sigurisht që kanë zgjedhur ndihmën që ka ardhur nga shteti për të marrë një fond ndihmese dhe jo pagën e rregullt që kanë firmosur nën kontratë.

Te Sioni situata ishte disi kaotike, sepse një pjesë e lojtarëve refuzoi që të merrte asistencën shtetërore dhe donte të paguhej rregullisht, duke mos pranuar ulje page.

Presidenti Kostantin i përjashtoi dhe mes tyre ishte dhe Lenjani, i cili më në fund është bindur dhe tashmë do të paguhet nga shteti për muajin e shkuar dhe për këtë muaj, deri sa gjithçka të rinisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll lenjani rroga futboll lenjani rroga

Sondazh

Poll