Sport

Kur Bayern mendonte se 5 mln euro janë shumë për një lojtar si Varane…

12 Prill 2020, 19:13 Nga DOSJA
Kur Bayern mendonte se 5 mln euro janë shumë për një lojtar

Mbrojtësi francez sot mund të ishte lojtar i Bayernit, por klubi bavarez bëri një gafë. Ai mund të blihej për 5 mln euro, por rekordmenët e Bundesligës e konsideruan shifër të lartë.

Willy Sagnol ka folur për një prapaskenë të vitit 2011, kur ndiqte talentet francezë në llogari të klubit bavarez. “Një ditë një mik më telefonoi dhe më tha: ‘Duhet të shohësh patjetër një lojtar të ri interesant’. Unë e kuptova sa i pjekur ishte Varane. Luante sikur ishte një veteran futbolli”, ka thënë së fundmi ish-lojtari i Bayern-it.

“Kur njoftova klubin, drejtuesit m’u përgjigjën se 5 mln euro ishte shifër e tepërt për një 18-vjeçar. Dy muaj më pas, Varane kaloi te Real Madrid për 10 mln euro”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern real madrid varane bayern real madrid varane

Sondazh

Poll