Aktualitet

“Kishte zhurmë të frikshme”, qytetarët flasin pas lëkundjeve që drodhën Durrësin, në cilat zona u ndje tërmeti

13 Prill 2020, 06:21 Nga DOSJA

DURRËS– Qytetarët e Durrësit i kanë ndjerë lëkundjet e një nate më parë, pavarësisht shkallës së ulët të goditjes së tërmetit. Dhe për ta treguar këtë, shumë prej shqiptarëve janë drejtuar për tek aplikacionet që tregojnë mbi të dhënat e tërmeteve dhe kanë lënë komentet e tyre.

Kishte zhurmë të frikshme”, qytetarët flasin pas lëkundjeve që drodhën Durrësin, në cilat zona u ndje tërmeti.

Kishte zhurmë të frikshme. U lëkund paksa,”- shkruan njëri.

Më trembi,”– shkruan dikush tjetër.

“U dëgjua 6 sekonda,”– vijon dikush më tej.

Edhe tërmeti na duhej tani. E ndjemë në Shijak,”– shkruan dikush tjetër.

Pothuajse pesë muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, toka u drodh sërish një natë më parë. Mesnatën e kaluar, një tjetër tërmet ka goditur Durrësin. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti me magnitudë 3.1 të shkallës righter është me epiqendër detin Adriatik në Durrës dhe më 82 km thellësi. Nuk u raportua për dëme materiale apo në njerëz.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 05:49

SHQIPERI- 467 të infektuar, 24 viktima dhe 217 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë...