Aktualitet

Toka vazhdon të dridhet, një tjetër tërmet godet Durrësin

12 Prill 2020, 22:38 Nga DOSJA
Toka vazhdon të dridhet, një tjetër tërmet godet

DURRËS– Pothuajse pesë muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, toka vazhdon të dridhet. Mesnatën e sotme një tjetër tërmet ka goditur Durrësin. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti me magnitudë 3.1 të shkallës righter është me epiqendër detin Adriatik në Durrës.

Goditja ishte me 82 km thellësi po është ndjerë në zonën e Durrësit. Paraprakisht nuk raportohet të ketë patur dëme materiale apo në njerëz.

Një goditje e fortë do të ishte fatale në këtë periudhë që e gjithë Shqipëria është futur në izolim për shkak të karantinimit. Ndërkohë Durrësi ka vetëm pak muaj që ka lënë pas tragjedinë e 26-nëntorit, ku lëkundjet e forta të tokës shkaktuan viktima. Një tjetër yonë mjaft e prekur ishte edhe Thumana.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne durres termet ne durres

Sondazh

Poll