Aktualitet

13 Prill 2020, 05:49 Nga DOSJA

SHQIPERI- 467 të infektuar, 24 viktima dhe 217 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 21 raste të reja, 13 prej tyre vetëm në Shkodër. Në 193 persona të testuar si të dyshuar me COVID-19, harta është zgjeruar në Tiranë me 6 raste, Shkodër me 13, Durrës dhe Has me nga një rast.

Këto raste të reja, janë kontakte të ngushta të të infektuarve me COVID-19.  Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 52 pacientë, nga të cilët 43 ndodhen në spitalin Infektiv. Në këtë spital, 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar.

Burime për Dosja.al bënë me dije se ditën e djeshme se 5 mjekë dhe 5  infermierë të spitalit të Traumës janë karantinuar pasi një i  aksidentuar rezultoi i infektuar me COVID-19. Ndërkohë që e njëjta situatë është edhe në Shkodër. Në Shkodër janë 2 raste në njërën lagje, 6 të prekur në Spitalin e Shkodrës, 2 prej tyre infermierë dhe 4 janë pacientë që kanë qenë të shtruar, dhe dy persona të tjerë nga Shiroka. 3 të infektuarit e tjerë janë vijimësi e vatrave të mëparshme në këtë qytet.

(J.V;F.G/Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll