Aktualitet

Gjesti prekës i infermieres tek Infektivi, ndan vezët e Pashkëve me pacientët e sëmurë me Covid-19

12 Prill 2020, 17:38 Nga DOSJA
Gjesti prekës i infermieres tek Infektivi, ndan vezët e Pashkëve

TIRANË– Një infermiere e Infektivit e ka kaluar drekën e Pashkëve me të sëmurët me Covid-19, të shtruar në spital. Infermierja me emrin Pashkë Topjana ka marrë me vete edhe vezët me ngjyra, për t’i ndarë me pacientët e infektuar. Fotoja e saj është publikuar nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me #covid19 në spitalin infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës,”- shkruan Manastirliu.

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e pashkeve pashke topjana festa e pashkeve pashke topjana

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2020, 12:16

TIRANË- Besimtarët e Krishterë kanë festuar një ditë më parë Pashkët katolike, mes pandemisë së Covid-19. Si asnjëherë më parë, Katedralja e Shën Palit në ...