Politike

20 vite kur NATO goditi forcat e Millosheviçit, Majko tregon telefonatën që i ngjalli ankth

24 Mars 2019, 07:28 Nga DOSJA
20 vite kur NATO goditi forcat e Millosheviçit, Majko tregon

Tiranë- Më 23 mars të vitit 1999, NATO goditi forcat serbe në luftën e Kosovës. Sot janë 20 vite nga kjo datë historike për Kosovën, për të cilën ka reaguar edhe ministri Pandeli Majko.

Majko, me detyrë atëherë si kryeministër i vendit ka treguar telefonatën që i është bërë pas vendimit të NATO-s për të goditur forcat serbe në Kosovë. “It is done!”, kjo ishte ajo që dëgjoi Majko në telefon, që sipas tij më pas nisi edhe ankthi sesi do vijonte ky sulm.

Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!  Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.  Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombardimet serbe në kosove lufta kosove serbi pandeli majko vendimi i nato-s bombardimet serbe në kosove lufta kosove serbi pandeli majko vendimi i nato-s

Sondazh

Poll