Politike

“Sakrifikoj dhe jetën”, Balla ironi me Metën: Tani që foli Rama, besoj je qetësuar

23 Mars 2019, 16:51 Nga DOSJA
“Sakrifikoj dhe jetën”, Balla ironi me Metën: Tani që

TIRANË- Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla në mbyllje të kongresit socialist komentoi edhe deklaratën e Presidentit për sakrifikimin e jetës në të mirë të vendit.

I pyetur nga mediat se çfarë mendonte ai për deklaratën e Metës, Balla ironizioi duke thënë se Presidenti është qetësuar tani që foli Rama. Sot në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, Kryeministri tha me ironi se Meta s’duhet të jetë i shqetësuar, pasi sa të jetë Pandeli Majko në qeveri, Shqipëria nuk del nga NATO. (Lexo këtu)

 

“Unë besoj se pas fjalës së kryeministrit sot vetëm 50 metra në vijë ajrore nga Presidenca, besoj se edhe Presidenti është qetësuar që nuk kemi asnjë plan, që të ekzistojnë ëndrra të këqija si ajo që kishte parë presidenti“, u shpreh Balla në mbyllje të kongresit.

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta lëshoi një deklaratë të papritur nga Pogradeci. Meta u shpreh se është i gatshëm të dorëzojë mandatin si President për të mos lejuar instalimin e asaj që ai e quan “juntë”. (Lexo këtu) Presidenti thotë se për këtë arsye është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e metes ilir meta junte ushtarake kongresi i socialistëve 23 mars 2019 taulant balla deklarata e metes ilir meta junte ushtarake kongresi i socialistëve 23 mars 2019 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2019, 09:31

Kongresi i PS, në foto

TIRANE- Socialistët kanë mbledhur Kongresin të Partisë Socialiste, në të cilin do të ketë rreth 8 orë diskutime. I pari që ka mbajtur fjalën në Kongres është kr...