Politike

Berisha publikon fotot dhe hedh dyshime për shëndetin e Ramën: Pse nuk e hoqe xhaketën sot

23 Mars 2019, 17:51 Nga DOSJA
Berisha publikon fotot dhe hedh dyshime për shëndetin e Ramën:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në përfundim të Kongresit të socialistëve i drejton disa pyetje Ramën.

Më anë të qytetarit dixhital Berisha pyet Ramën pse ky i fundit nuk ka hequr në asnjë moment xhaketën sot, po ashtu se pse nuk u lejua asnjë qytetar që të ulej në shkallët e koprusit universitar.

Sipas ish-kryeministrit, numri një i qeverisë sot ka qenë i fashuar, duke hedhur dyshime për shëndetin e tij.

Pyetje nga qytetari dixhital: Maduro i Ballkanit i fashuar, i blinduar! Pse ne asnje moment nuk e hoqi xhaketen e zeze edhe pse temperaturat sot ne Tirane ishin mbi 28 grade!??? Dhe asnje person nuk lejohej tek shkallet e korpusit qe eshte ambient universitar?? Sb”, shkruan në Facebook Berisha.

Kujtojmë që pak ditë më parë në media u publikua një informacion, sikur Kryeministri ishte sëmurë dhe kishte shkuar për kurim në Gjermani. Por këto zëra janë hedhur poshtë nga numri një i qeverisë, i cili u shpreh se nuk kishte asgjë dhe se në Gjermani shkoi për negociatat e Shqipërisë. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e berishes edi rama rama i semure sali berisha akuzat e berishes edi rama rama i semure sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2019, 09:31

Kongresi i PS, në foto

TIRANE- Socialistët kanë mbledhur Kongresin të Partisë Socialiste, në të cilin do të ketë rreth 8 orë diskutime. I pari që ka mbajtur fjalën në Kongres është kr...