Politike

“Nuk merrni asnjë bashki më shumë”, ish-deputeti i PD i përgjigjet Ramës: Eja provo Shkodrën

23 Mars 2019, 17:29 Nga DOSJA
“Nuk merrni asnjë bashki më shumë”, ish-deputeti i PD

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se opozita nuk do të marrë asnjë bashki më shumë nëse hynë në zgjedhje sot.

Spahia me anë të një postimi në Facebook e ka ftuar Ramën në qytetin e Shkodrës, ku sipas tij ky i fundit nuk është fare i mirëpritur dhe nuk e fiton dot këtë bashki.

“Por Shkodra nuk harron dhe e di mire se cfare perfaqeson ti Edi Rama! Do te te jape pergjigjen e merituar ne zgjedhje si cdo here, prandaj ti nuk guxon te shkelesh aty, por krekosesh si gjeli maje plehut te zullumeve te tua, nga Tirana! Eja e provoje!”, shkruan më tej ish-deputeti.

POSTIMI I PLOTË

HAJDE PROVOJE SHKODREN EDI RAMA! U emocionua aq shume kryeministri qe administrata iu pergjigj si spektatore shfaqjes se tij, pasi i kercenoi me vendet e punes, sa filloi te enderronte Enverin qe i “fitonte” zgjedhjet me 100%, kur populli burgosej e vuante per buken e gojes.

I ka mbet nakel Shkodra e enderron ta fitoje edhe pse vete nuk guxon te shkele aty! Shkodren e cila e urren njelloj si atin e tij shpirteror, e prandaj i ka mbyllur investimet!

E di mire se Shkodra e flak ate dhe perfaqesuesit e tij, njelloj si kriminelet me te cilet bleu vota, e qe ja kapin per hunde deputetet e tij, edhe pse pergjimet e atyre komunikimeve i ka strukur thelle ne sirtaret e prokurorise.

Por Shkodra nuk harron dhe e di mire se cfare perfaqeson ti Edi Rama!

Do te te jape pergjigjen e merituar ne zgjedhje si cdo here, prandaj ti nuk guxon te shkelesh aty, por krekosesh si gjeli maje plehut te zullumeve te tua, nga Tirana! Eja e provoje!

Do te te tregoje vendin, sepse krenarine nuk ia perkuli dot as ati yt shpirteror gjakatar, e nuk ka shanse ta beje nje pinjoll i semure si ty!

Nje keshille si mjek: kombinimi i ilaceve me substanca te tjera e nen temperatura te larta, rrezikon te te “zhduke” serish nga skena e shfaqjeve, qe aq shume i ke per zemer!

TA HARROSH SHKODREN EDI RAMA! Te jesh realist, te ben mire per shendetin”, shkruan Bardh Spahia.

Kryeministri Edi Rama sot gjatë fjalës së tij në sheshin “Nënë Tereza” i ka bërë një sfidë opozitës duke thënë se nuk mund të fitojnë asnjë bashki më shumë në zgjedhjet lokale. (Lexo këtu) Rama u shpreh i bindur se forca që ai drejton do të fitojë zgjedhjet lokale, dhe shtoi se opozita ka frikë humbjen prandaj refuzon që të ballafaqohet me popullin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia edi rama kongresi i socialistëve 23 mars 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 bardh spahia edi rama kongresi i socialistëve 23 mars 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2019, 09:31

Kongresi i PS, në foto

TIRANE- Socialistët kanë mbledhur Kongresin të Partisë Socialiste, në të cilin do të ketë rreth 8 orë diskutime. I pari që ka mbajtur fjalën në Kongres është kr...