Politike

Opozita protestë më 13 prill, protestuesit do mblidhen në darkë para Kryeministrisë

23 Mars 2019, 20:02 Nga DOSJA
Opozita protestë më 13 prill, protestuesit do mblidhen në

TIRANE– Opozita ka caktuar datën e protestës së rradhës që do të mbajë në kryeqytet. Më datë 13 prill në orën 18:00, Partia Demokratike dhe partitë e tjera do të zhvillojnë protestën e shtatë kundër qeverisë.

Dosja.al mëson se ky vendim është marrë mbrëmjen e sotme, gjatë mbledhjes që Basha zhvilloi me drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe.

Kolegji i Kryetarëve u mblodh nga kryedemokrati Lulzim Basha sot në orën 19:00 dhe mësohet që ky ishte vendimi i vetëm që morën.

Protesat e shtatë e opozitës do të mbahet përpara godinës së Qeverisë, por do të vijojnë dhe tubimet e tjera përpara Parlamentit teksa zhvillohet seanca plenare.

Brenda këtyrë dy muajve opozita ka mbajtur 6 protesta kundër qeverisë, duke nisur që nga 16 shkurti. Ajo synon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë në Kongresin e PS-së kryeministri Edi Rama deklaroi se do të vijojë normalisht punën pavarësisht protestave. (Lexo këtu) Rama gjithashtu sfidoi opozitën duke u shprehur se ka mundësinë e dialogut, dhe miratimit të të gjitha ndryshimeve të nevojshme për zgjedhje të lira. Nëse opozita fiton 1 bashki më shumë sesa PS, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha opozita e bashkuar protesta e opozites protesta kunder qeverise lulzim basha opozita e bashkuar protesta e opozites protesta kunder qeverise

Sondazh

Poll