Politike

Standardet e Veliajt me mjedisin: Kur ka Kongres PS mund të parkosh në lulishte,  në protestën e opozitës të mos hidhet a

23 Mars 2019, 19:41 Nga DOSJA
Standardet e Veliajt me mjedisin: Kur ka Kongres PS mund të parkosh në

TIRANË- Partia Socialiste e Shqipërisë, ka zhvilluar ditën e sotme Kongresin e saj, ku mes të tjerave u konfirmua me anë të një mitingu në sheshin “Nënë Tereza” Erion Veliaj, si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. (Lexo këtu)

Por ndërsa ky i fundit pas protestave të opozitës ka publikuar foto me pemë të thyera, makinat e eksponentëve të maxhorancës janë parkuar në lulishte. Për Veliajn kjo nuk përbën problem.

“Nisma #Thurje” ka publikuar një video ku shihen makinat e zyrtarëve socialistë, të parkuara në lulishten pas Pallatit të Kongreseve, ku edhe u mbajt Kongresi i PS.

Por një tjetër problem që ngrihet nga kjo video e publikuar nga Nisma #Thurje, është mosfunksionimi i policisë rrugore dhe njëherësh i asaj bashkiake. Këto dy struktura, nëse do të bëhej fjalë për parkim të gabuar nga qytetarët e thjeshtë, nuk do të kursenin jo vetm gjobat, por edhe bllokimin e automjeteve.

Në postimin në fjalë thuhet: “Kur ti parkon gabim, brenda 2 minutash të vjen gjoba ballit.  Mjetet e Partisë, jo vetëm nuk gjobiten për parkim në lulishte, por i ruan Policia e Shtetit. Sepse ligji vlen vetëm për ne, Partia dhe Kongresi janë mbi ligjin”.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e tiranes erion veliaj kandidimi i veliajt kongresi i ps kongresi i ps 23 mars bashkia e tiranes erion veliaj kandidimi i veliajt kongresi i ps kongresi i ps 23 mars

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2019, 09:31

Kongresi i PS, në foto

TIRANE- Socialistët kanë mbledhur Kongresin të Partisë Socialiste, në të cilin do të ketë rreth 8 orë diskutime. I pari që ka mbajtur fjalën në Kongres është kr...